Në klinikat e QKUK-së dhe spitale po trajtohen 19 raste me COVID-19 pozitivë

Në klinikat e QKUK-së dhe spitale po trajtohen 19 raste me COVID-19 pozitivë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 19 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 23 post-COVID.



Me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka asnjë pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 8 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1 pacient post-covid.

Related Articles