Po afrohet tetëvjetori i aksidentit tragjik të shtatë herë kampionit të Formula 1, Michael Schumacher, për të cilin u bë edhe një dokumentar.
Që prej momentin të aksidentit, familja po e ruan privatësinë e Schumacherit, dhe tani Pierrot Ferrari, djali i legjendarit Enzo Ferrari ka zbuluar detaje për gjendjen e gjermanit.
“Më pëlqen t’i kujtoj ditët kur Michael ishte në pistë. Ishte njeri i thjeshtë, i ndershëm dhe i drejtë. Kemi biseduar shumë me të”, tha ai.
“Michael nuk ka vdekur, ai është ende me ne, por nuk mund të komunikojë”, shtoi Ferrari.