Miftaraj: 26 deputetë nuk u dëgjuan në Kuvend, gjysma ishin të VV-së

Miftaraj: 26 deputetë nuk u dëgjuan në Kuvend, gjysma ishin të VV-së

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur lidhur me deputetët e legjistraturës së kaluar, të cilëve nuk u është dëgjuar zëri në Kuvendin e Kosovës.

Ai u shpreh se nga 26 deputetë që nuk kanë folur fare gjatë mandatit të kaluar, më shumë se gjysma i përkisnin Lëvizjes Vetëvendosje.

“Tash nuk po guxoj me hy me fol, se i kemi me emra në listën që kemi, në raportin tonë. Po e di që prej 26 deputetëve, nëse s’gaboj, më shumë se gjysma kanë qenë të Vetëvendosjes. Kanë qenë disa te Lista Serbe, por më shumë se gjysma e deputetëve që kanë qenë në legjislaturën e kaluar, që s’kanë folur fare janë të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai në Klan Kosova.

Miftaraj theksoi se problemi nuk lidhet vetëm me mungesën e diskutimeve në seanca plenare, por edhe me angazhimin e tyre në komisione dhe grupe parlamentare.

“Këta deputetë nuk kanë marrë pjesë në asnjë seancë. E çka është edhe mund të them e keqe është që, përveç që nuk marrin pjesë nëpër seanca, edhe nëpër grupe parlamentare apo komisione parlamentare, të njëjtit në njëfarë mënyre nuk është që e mbajnë përgjegjëse qeverinë ose të njëjtit nuk shquhen që ngrisin tema të cilat janë të rëndësishme për publikun. Vetëm, prapë e përsëris, janë makinë votimi”, deklaroi Miftaraj.

VIDEO

Related Articles