Kolumnisi i së përditshmes zvicerane “Blick”, Kubilay Turkyilmaz, ka kritikuar paraqitjen e Granit Xhakës në ndeshjen kundër Katarit.
Ai ka thënë se Xhaka nuk i dha ritëm lojës së Zvicrës në barazimin 1:1 të shtunën.
“Granit Xhaka ishte pasiv, luajti shumë pasime të shkurtra dhe pothuajse gjithmonë e ngadalësoi lojën. Ai mund të bëjë shumë më mirë.
Ai mund të shtojë shpejtësi. Ai mund të krijojë hapësirë për sulmuesit me pasimet e tij. Breel Embolo ishte gjithashtu pasiv.
Kur është në lëvizje, kur është aktiv, ai është një sulmues i shkëlqyer. Kur nuk është, ai është mesatar.
Kundër Katarit, ai nuk bëri mjaftueshëm”, ka shkruar Turkyilmaz në kolumnen e tij të publikuar të hënën.
