Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas deklaratës së KESCO-së, ku thuhet se do të ketë mungesë të theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike që pritet të ndodhë nesër dhe në ditët në vijim.
Ai e ka quajtur lajm të keq këtë.
“Lajm tepër i keq për qytetaret. Parajse financiare për tregtarët e rrymës nga pushteti”, u shpreh i njëjti.
Poashtu, ai kërkoi nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, që të japë dorëheqje.
“Ministre Rizvanolli nëse kjo ndodh, nesër ne ora 8 në mëngjes ofrimi i dorëheqjes do ishte minimumi nëse ke pak etike dhe integritet”. / Gazeta Enigma.