“Pse vallë nuk nënshkroi Vuçiç?”. Kjo ishte pyetja e një prej personave më të pushtetshëm në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, rreth planit të BE-së për Kosovën dhe Serbisë.
Kryeministri Kurti u shpreh se nuk e nënshkroi këtë propozim evropian, pasi pala e tjetër sipas tij, nuk ishte e gatshme ta bënte këtë.
Reagimi i zyrtares së lartë të partisë në pushtet erdhi pasi sot Kosova dhe Serbia ranë dakord se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, sipas shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Postimi i saj i plotë:
Pse vallë nuk nënshkroi Vuçiç?
Kryeministri Albin Kurti:”Unë nuk e kam nënshkruar, sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme ta nënshkruaj.”
Vuçiç: “Nuk ka dakordim, Asociacioni duhet të jetë në rend të parë.”