Ish-ministri i Shëndetësisë Zemaj dhe Shemsedin Dreshaj thonë se 250 mijë kosovarë u vaksinuan në vendet fqinje, raporton Gazeta Enigma.
Më shumë se 2.1 milionë serb janë imunizuar me vaksinën anti COVID deri më tash në Serbi.
E në mesin e këtyre të vaksinuarve, janë edhe shumë kosovarë që kanë udhëtuar drejt Serbisë për ta marrë vaksinën anti COVID.
Deputeti i LDK-së që më herët ishte ministër i shëndetësisë, flet për mijëra persona që janë vaksinuar në Serbi dhe vendet tjera të rajonit.
E për ta verifikuar këtë T7 ka kontaktuar edhe me deputetin Shemsedin Dreshaj, por i njëjti ka thënë se këto statistika i ka marrë nga studiuesit e jashtëm, të cilat nuk mund t’i publikojë për çështje të autorësisë.
Prandaj televizioni ka provuar të kontaktojë edhe me shtetet fqinje për ta mësuar se sa kosovarë u vaksinuan jashtë shtetit të tyre.
Ndër këto shtete ishte edhe Serbia, e cila u përgjigj në pyetjet e televizionit.
Të njëjtit nuk e dhanë një numër se sa qytetarë të Kosovës kanë marrë vaksina në Serbi.
Mirëpo thanë se kosovarët mund të marrin vaksina në shtetin serb pa termin e janë të lirë ta zgjedhin edhe vaksinën.
Në këtë përgjigje për T7, e ku flitet për shëndetin, zyrtarë të Ministrisë Serbe, nuk kanë harruar politikën e vjetër, duke iu referuar Kosovës si Provincë Aurtonome e Serbisë.
T7 i është drejtuar me pyetje edhe Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.
Por këta të fundit zgjodhën të mos përgjigjen edhe pse e konfirmuan se e kanë parë emailin.