Më mijëra protestues janë mbledhur në Tel Aviv për të protestuar.
Ata kanë kërkuar nga qeveria izraelite të bëjë më shumë për të siguruar lirimin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi në Gaza.
Disa prej protestuesëve mbanin në duar fotografitë e izraelitëve të zënë rob gjatë agresionit të Hamasit në Izrael, në tetorin e 2023-tës, njoftojnë mediat e huaja.
Ndër të tjerash ata kanë kërkuar gjithashtu një armëpushim të menjëhershëm për t’i dhënë fund më shumë se tetë muajve të luftimeve në Gaza, ku janë vrarë pothuajse 38,000 palestinezë dhe të paktën 318 ushtarë izraelitë. Megjithatë ka edhe të tjerë që kërkojnë që kryeministri Benjamin Netanyahu të thërrasë zgjedhje të reja dhe të japë dorëheqjen.
Disa e akuzojnë atë se i jep përparësi mbijetesës së tij politike mbi jetën e pengjeve izraelite.
“Vazhdimi i kësaj lufte nënkupton vrasjen e pengjeve nga qeveria izraelite. Gjaku është në duart tuaja. Herë pas here, Netanyahu e ka sabotuar këtë marrëveshje në momentin e së vërtetës, duke u mburrur me zërin e tij”, ka thënë Snir Daan, kushëriri i të cilit ende mbahet peng në Gaza. /Gazeta Enigma