Gazetari Milaim Zeka ka ironizuar sërish me deklaratën e para disa ditëve të ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa (Remi) se kryeministrin Albin Kurti e ka pasur bashkëluftëtar, raporton Gazeta “Enigma”.
Zeka ka publikuar një fotomontazh ku shihen Rrustem Mustafa dhe Albin Kurti duke e luajtur një lojë të vjetër.
“Foto nga arkiva e luftës në Zonën Operative të Llapit. Finalja mbahet në Abri”, ka shkruar Zeka mbi fotografi.