Milani fiton me përmbysje ndaj Cagliarit

Milani fiton me përmbysje ndaj Cagliarit

Milani ka shënuar fitore ndaj Cagliarit si mysafir me rezultat 3-1 në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.

Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi, duke gjetur golin në minutën e 29-të me Zito Luvumbo.

Por vetëm pas disa minutash Milani barazoi me sulmuesin Noah Okafor që shënoi për 1-1.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë kuqezinjtë arritën të marrin epërsinë, me golin e Fikayo Tomorit.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën Milani arriti të shënojë edhe golin e sigurisë.

Në minutën e 60-të, ishte Ruben Loftus-Cheek që shënoi pas asistimit të Christian Pulisic për 3-1.

Deri në fund nuk kishte më raste të mira dhe gola dhe Milani mori fitoren e pestë sezonale që e dërgon në pozitën e dytë. 

Related Articles