Milani ka triumfuar 1-0 ndaj Monzas në kuadër të javës së 23-të në Serie A.
Pas 31 minutash lojë, Rossonerët kaluan në epërsi me anë të Junior Messias.
Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë.
Në 45 minutat e dytë, Theo Hernandez (57′) lëshoi një mundësi të artë, pasi goditja e tij nga afër përfundoi jashtë.
Francezi u rrëzua në zonë në minutën e 66-të, por gjyqtari bëri me shenjë se loja duhej të vazhdonte.
Dy minuta më vonë, Rafael Leao lëshoi një goditje të fortë, por portieri kundërshtar e çoi në korner.
Monza rrezikoi me anë të Patrick Cutrones në minutën e 73-të, ndërsa goditja e tij shkoi lartë mbi portë.
Milani rrezikoi më pas me anë të Olivier Giroud dhe Charles de Ketelaere, mirëpo që të dy ishin të pasaktë.
Reklama
Pas javës së 23-të, Milani gjendet në vendin e tretë me 44 pikë, aq saka edhe Interi në të dytin me një ndeshje më pak,ndërsa në xhiron e 24-të do të kenë punë me Atalantan.