Milani kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Empoli

Milani kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Empoli

Milani është treguar bindës në triumfin prej 4-2 si mysafir i Empolit në Stadio Carlo Castellani, në ndeshjen e xhiros së 19-të në Serie A.

Franck Kessie e hapi serinë e golave në minutën e 12-të pas asistimit nga Olivier Giroud. Ndërsa Nedim Bajrami i barazi shifrat me një gol të bukur (18’).

Para se skuadrat të shkonin në pushim, Kessie e realizoi edhe golin e dytë personal (42’) duke rikthyer epërsinë e Rossonerëve.

Mysafirët vazhduan të shënojnë gola edhe në fraksionin e dytë, përmes Alessandro Florenzi (63’) dhe Theo Hernandez (69’) që ngritën epërsinë në 4-1.

Një tjetër gol për ekipin vendas e shënoi Andrea Pinamonti nga penalltia (84’).

Me këtë fitore, Milani vazhdon të jetë hija e Interit në garën për titull me katër pikë mbrapa. Ndërsa Empoli qëndron në vend të dhjetë në renditje me 27 pikë. 

Related Articles