Pacolli: Do doja që Kosova të ishte një prej themeluesve të “Ballkanit të Hapur”

Pacolli: Do doja që Kosova të ishte një prej themeluesve të “Ballkanit të Hapur”

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se funksionalizimi i një tregu të përbashkët rajonal po mbahet peng nga Kosova.

Ai, në një status të gjatë në Facebook, ka thënë se do të kishte dashur që Kosova të jetë një nga themeluesit e “Ballkanit të Hapur”, dhe që kryeministri Kurti të jetë në Tiranë.

“Sot do të kisha dashur që kryeministri Kurti në Tiranë dhe Kosova të ishte bashkëthemelues i Open Balkans. Unë besoj në një treg rajonal dhe të integruar ku nuk ka barriera për shkëmbimin tregtar dhe ekonomik. Besoj se kjo është e vetmja mënyrë, në mungesë të progresit në integrimin evropian, që rajoni ynë të mos kthehet në izolim dhe nacionalizëm”, ka shkruar Pacolli.

Related Articles