Milani ka fituar ndaj Napolit me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Napoli e nisi më mirë takimin, duke rrezikuar që në start me Khvicha Kvaratskhelia, por vendasit larguan topin nga vija.
Pas tij ishte radha e Piotr Zielinskit i cili gjuajti nga distanca, por në vend ishte Mike Maignan.
Kuqezinjtë rastin e parë e kishin me Rafael Leoan, por ai gjuajti jashtë porte.
Goli erdhi në minutën e 40-të, kur Ismael Bennacer pas një kundërsulmi arriti të shënojë për 1-0.
Pjesa e dytë nuk kishte shumë raste shënimi, me të dy skuadrat që u treguan më të kujdesshme.
Në minutën e 75-të Andre Anguissa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për tu larguar nga loja.
Pas katër minutash karton të verdhë mori edhe Min Jea Kim që do të mungojë në ndeshjen kthyese.
Në minutën e 87-të kanë mundur të barazohen shifrat, por gjuajtja e Giovanni Di Lorenzos u prit nga Mike Maignan.
Milani mori një fitore minimale, para ndeshjes kthyese që zhvillohet pas një jave në stadiumin “Deigo Maradona”.