Milani ka zyrtarizuar marrëveshjet e reja me dy drejtuesit e klubit, Paolo Maldini dhe Frederic Massara.
Marrëveshja mes klubit dhe dy drejtuesve të cilët janë më meritorët për suksesin që e shpallën Milanin kampion u arrit ditë më parë, por zyrtarizimi erdhi vetëm sot.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se sot Bordi i Klubit miratoi rinovimet dyvjeçare të Drejtorit të Zonës Teknike Paolo Maldini dhe Drejtorit Sportiv Frederic Massara”.
“Një marrëveshje që dëshmon për vazhdimësinë në rrugën e fuqizimit dhe rritjes së Klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.
Ndërkohë legjenda e Milanit, Paolo Maldini ka thënë një ditë më parë se është shumë i lumtur me marrëveshjen e arritur me klubin.
Official Statement: Paolo Maldini and Frederic Massara ➡️ https://t.co/NrgjtWFrYo
Comunicato Ufficiale: Paolo Maldini e Frederic Massara ➡️ https://t.co/z8AFvyblT4#SempreMilan pic.twitter.com/CKtTt7aZNT— AC Milan (@acmilan) July 1, 2022
“Kemi arritur marrëveshjen për rinovim dhe jemi shumë të lumtur. Jemi pak me vonesë, por do të rikuperojmë kohën e humbur për të planifikuar një Milan fitues”, tha Maldini.
Maldini e Massara tani synojnë që ta forcojnë ekipin për edicionin e ardhshëm, pasi kërkohet të kenë sukses në Ligën e Kampionëve.