Siç raportoi Enigma, Marclei Santos zyrtarizohet te FC Prishtina

Siç raportoi Enigma, Marclei Santos zyrtarizohet te FC Prishtina

Prishtina ka njoftuar se ka nënshkruar me brazilianin Marclei Cesar Chaves Santos.

Santos ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Gazeta Enigma kishte raportuar ekskluzivisht për këtë lëvizje ditë më parë.

“Futbollisti i radhës që ka nënshkruar kontratë me FC Prishtinën është sulmuesi nga Brazili, Marclei Cesar Chaves Santos”, thuhet në njoftimin e klubit prishtinas.

Santos ka përvojë në futbollin e Kosovës. 33-vjeçari ishte pjesë e Ulpianës edicionin e kaluar ku në 20 paraqitje kishte shënuar gjashtë gola dhe kishte dhuruar tre asistime.

Ai ka luajtur në Kosovë edhe për Arbërinë e Dobrajës dhe Feronikelin.

Ndryshe, Prishtina deri më tani ka transferuar Endrit Bahollin, Mërgim Pefqelin, Besir Ramadanin dhe Ramiz Bytyqin.

Related Articles