Në vendin e quajtur Kalugjerski Laz apo Husaj, më 18 prill të vitit 1999 u vranë civilë shqiptarë nga forcat serbe.
Në këtë vend mbetën të vrarë 6 persona, që po largoheshin nga lufta në Kosovë, e pesë të tjerë mbetën të plagosur.
Kanë kaluar 25 vjet që kur të akuzuarit për këtë krim u liruan me vendim gjykate në vitin 2014.
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka kërkuar drejtësi për të vrarët që po kërkonin strehim në Malin e Zi.
“Krimi në Kaluđerski laz, i cili ndodhi sot 25 vjet më parë, përfaqëson një kapitull të errët të historisë sonë, i shënuar nga humbja e jetëve të pafajshme, atyre që kërkuan strehim në vendin tonë,” shkruan Milatoviq.
Milatoviq u ka bërë thirrje organeve kompetente që të zbardhet ky rast.
“Viktimat e meritojnë drejtësinë dhe për këtë arsye u bëj thirrje organeve kompetente që të mos heqin dorë nga vërtetimi i plotë i të vërtetës dhe përgjegjësia e autorëve.”
“Gjithashtu, bëj thirrje për ngritjen e një memoriali dinjitoz që do të nderojë përgjithmonë viktimat, por edhe do të shërbejë si vend mësimi për brezat e ardhshëm,” ka shkruar Milatoviq.