Milot Rashica debuton në Ligën Premier

Milot Rashica debuton në Ligën Premier

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 3-0  ndaj Norwich në ndeshjen hapëse të këtij sezoni për këto skuadra në Ligën Premier, ku pikërisht në këtë takim debutoi Milot Rashica.

Ndeshja nisi me ritëm të kënaqshëm dhe raste nga të dyja anët. Fillimisht rrezikoi Mohamed Salah, por gjuajtja e tij u prit nga Tim Krul.

Temmu Pukki rrezikoi për Norwich, para se Salah të rrezikoi sërish.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 26-të, kur Salah gjeti Diogo Jotan i cili shënoi për 1-0.

Pas goli ra paska tempo e lojës duke mos pasur raste.

Në pjesën e dytë Liverpooli ishte më i saktë para portës, duke e konfirmuar fitoren.

Në minutën e 65-të, Roberto Firmino gjeti rrjetën për 2-0 pas asistimi të Salah.

Liverpooli golin e tretë e shënoi në minutën e 74-të, me lojtarin më të mirë në këtë ndeshje egjiptianin Salah (3-0).

Milot Rashica në këtë ndeshje luajti për 77 minuta, duke qenë rrezik konstant për mbrojtjen e Liverpoolit.

Liverpooli ka tri pikë pas kësaj ndeshje, ndërsa Norwich nuk ka ende pikë.

Related Articles