Lila: Kam bindje tjetër nga LVV-ja për pjesëmarrjen në zgjedhjet në Shqipëri

Lila: Kam bindje tjetër nga LVV-ja për pjesëmarrjen në zgjedhjet në Shqipëri

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se për pjesëmarrjen e VV-së në zgjedhjet në Shqipëri ka një bindje tjetër dhe nuk mendon se duhet marrë pjesë atje.

Mimoza Kusari-Lila së fundi komentoi futjen e VV’së me 3 kandidatë në zgjedhjet në Shqipëri, më 25 prill, duke thënë se ka një bindje tjetër.

“Ky është një aspekt për të cilin Lëvizja Vetëvendosje ka pasur një vendim, pjesë e të cilit nuk jam për faktin se kam një bindje tjetër në raport me pjesëmarrjen në zgjedhje”, është shprehur ndër të tjera ajo.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka edhe shtetësinë e Shqipërisë, por thotë se nuk do të votojë sepse nuk i njeh kandidatët në këto zgjedhje.

Related Articles