Ministri Aliu: Nuk ka informacion zyrtar për hetimet mbi ambalazhuesit e ujit

Ministri Aliu: Nuk ka informacion zyrtar për hetimet mbi ambalazhuesit e ujit

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se nuk disponon informacion zyrtar mbi zgjerimin e hetimeve nga Prokuroria Speciale në lidhje me ambalazhuesit e ujit.

Pas mbledhjes së qeverisë, Aliu theksoi se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë, por ishte i rezervuar në komentet për rolin e tij në këtë çështje, shkruan Gazeta Enigma.

Ai theksoi rëndësinë e transparencës dhe respektimit të ligjit në proceset që lidhen me këtë rast./GazetaEnigma/

Related Articles