Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka uruar Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën pasi fituan medalje të arta në Tokyo 2020, raporton Gazeta Enigma”.
Në një shkrim në Facebook, Çeku ka thënë “Vajzat tona të arta, Distria Krasniqi e Nora Gjakova në #Tokyo2020 iu bashkuan suksesit të Majlinda Kelmendi në #Rio2016. Pra, medalja e vitit 2016 nuk ka qenë rastësi. Punë, përkushtim e vetëmohim për të lartësuar emrin tuaj dhe emrin e Kosovës në botë”.
Ai tutje tha, se në ditën e zisë, kur vendi ynë është tronditur nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi dje, janë sportistët ata që po na ofrojnë ngushëllim, shërim e shpresë.
“I falenderoj nga zemra vajzat tona të arta dhe gjithë ekipin tonë, mjeshtrin e madh Driton Kuka, Federatën e Xhudos dhe të gjithë që u angazhuan për këtë sukses të jashtëzakonshëm”, thotë ministri.