Ministri Çeku: Të merren si shembull strategjitë e FFK-së dhe FBK-së

Ministri Çeku: Të merren si shembull strategjitë e FFK-së dhe FBK-së

Gjatë punimeve të sotme të Tryezës së Tretë të Sportit, ku krahas krerëve të federatave po merr pjesë edhe ministri Hajrulla Çeku, po diskutohet për politikat zhvillimore të sportit në vendin tonë. Në këtë tryezë ministri ka propozuar grant të veçantë për komunat vetëm për sport.

Ndërkaq, pas prezantimit të draftit të fundit të Strategjisë së Sportit nga Leart Hoxha, ministri Çeku u ndal për ta komentuar dhe analizuar këtë draft, teksa dha edhe disa propozime.

Ai po ashtu tha se kur jemi te kjo pikë duhet ndjekur shembulli i Federatës së Futbollit dhe asaj të Basketbollit që kanë hartuar strategji fantastike.  

Related Articles