Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani në një intervistë për TV21 duke folur për bisedimet Kosovë-Serbi, tha se dialogu duhet të vazhdohet. Sepse sipas tij, nga eksperienca në vendit tonë ka treguar se moskomunikimi çon në izolim.
“Eksperienca këtu në Maqedoninë e Veriut na ka mësuar se mënyra e vetme për të zgjidhur kontestet është nëpërmjet pro aktivitetit, nëpërmjet komunikimit të përhershëm me palën kontestuese. Mos komunikimi nuk jep rezultat, çon në izolim. E vetmja mënyrë është dialogu.”, ka thënë ai,
Sot pas bisedimeve disa orëshe me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, tha se s’kanë arritur marrëveshje lidhur me vendimin për targat dhe dokumentet e udhëtimit.
Borell tha se dy liderët u pajtuan që të vazhdojnë diskutimin dhe të rikthehen për bisedime para 1 shtatorit, kur hyn në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës për reciprocitet me targa dhe dokumente me Serbinë raporton.