Çmimi i vezëve brenda një viti më se u dyfishua

Çmimi i vezëve brenda një viti më se u dyfishua

Selatin Kaçaniku nga shoqata “Konsumatori” ka thënë se nga rritja e çmimeve më së shumti pësojnë konsumatorët, përderisa ka adresuar kritika ndaj Qeverisë për atë që e ka quajtur menaxhim joadekuat të situatës.

Nga afërsisht dy euro për 30 copë, sa ishte mesatarja vitin e kaluar, çmimi i vezëve sivjet më se është dyfishuar, duke mbërritur në 4.33 euro.

Sipas kompanive furnizuese me vezë, lënda e parë, pagesa e taksës, rendimenti i ulët i misrit janë disa nga arsyet që kanë ndikuar në rritjen e këtij çmimi.

Selatin Kaçaniku nga shoqata “Konsumatori” ka thënë se nga rritja e çmimeve më së shumti pësojnë konsumatorët, përderisa ka adresuar kritika ndaj Qeverisë për atë që e ka quajtur menaxhim joadekuat të situatës.

“Në ekonomi natyrisht se ka tentativa të destabilizimit dhe ato tentativa kërcënojnë me recesion, ndërsa bizneset shumica kanë humbur hapin, por më i godituri në këtë qark, në këtë rreth, është komponenti kryesore socioekonomike i të gjithave këtyre që i përmendem dhe që është qytetari-konsumatori, familja konsumatore, njëkohësisht taksapaguesit dhe zgjeruesit kryesor të buxhetit, të cilin ia kemi lënë amanet Qeverisë, nga i cili financohet edhe Qeveria, por që ne nuk kemi ‘feedback’”, ka thënë ai.

Këtë rritje qytetarët e konsiderojnë të tepruar, tek shtojnë se do t’u duhet t’i përshtaten situatës.

“Tepër i lartë se nuk ka tash, që 20 vjet u shkatërrua dalëngadalë, janë mbyllur të gjitha fabrikat çka kanë qenë, e tash duhet të merren krejt nga jashtë, jo Dogana, jo transporti, jo i kanë shtrenjtuar të gjitha sendet, prodhimet vendore janë shumë të pakta edhe ato çka janë, janë më të larta se të tjerat”, ka thënë Arsim Canolli, qytetar.

Një qytetar tjetër, Azem Tahiraj, ka thënë se rritjet po e reflektojnë situatën në treg.

Ndërsa kishte të atillë që adresuan kritika edhe ndaj konsumatorëve për mungesë të kultivimit të kulturave bujqësore.

“Në krejt botën po rriten çmimet jo veç këtu, krejt, nuk jemi ne të vetmit, po e keqja jonë është që bujqësinë nuk e kemi të zhvilluar, as nuk i mbjellim arat, nuk ka hesap për t’u mbjellë toka, të parët tanë e kanë bërë misrin e grurin e kurrë nuk kanë pyetur se a ka hesap a j,o por e ka mbushur koshin plot e hambarin plot e nuk ka pyetur”, ka thënë qytetari Shaip Latifi.

Nga janari e deri tani, në Ministrinë e Tregtisë, përkatësisht në Departamentin për mbrojtjen e konsumatorëve, janë parashtruar 262 ankesa, prej të cilave asnjë nuk është zgjidhur.

Related Articles