Ministri i Jashtëm i Serbisë: Kurti nuk po kontribuon për krijimin e një atmosfere të favorshme për dialog

Ministri i Jashtëm i Serbisë: Kurti nuk po kontribuon për krijimin e një atmosfere të favorshme për dialog

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është duke i përmbushur detyrimet e saj të cilat janë të nënshkruara në Bruksel që kanë të bëjnë me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Këto komente ai ka bërë pas takimit që pati me Zv/ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

Selakoviq tha se kryeminsitri i Kosovës nuk është duke kontribuar për krijimin e një atmosfere të favorshme për dialog. 

“Ne e konsiderojmë të papranueshme që Prishtina të shmang përmbushjen e detyrimeve të saj, veçanërisht formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, duke këmbëngulur vetëm në njohjen reciproke“, theksoi ai.

Gjithashtu, ai tha se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike nga Washingtoni është një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

Related Articles