Isufi: Qeveria ta mbroj UÇK-në e luftëtarët e saj, sepse bëmë luftë të pastër

Isufi: Qeveria ta mbroj UÇK-në e luftëtarët e saj, sepse bëmë luftë të pastër

“Qeveria e Kosovës dhe gjitha institucionet e vendit duhet t’i dalin në mbrojtje luftës për liri dhe përfaqësuesve të tyre sepse lufta e UÇK-së është luftë e popullit të Kosovës, është e drejtë edhe për atë është përkrah edhe nga Bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë ish komandanti i UÇK-së në Zonën e Karadakut, Ahmet Isufi.

Duke i komentuar deklaratat e kryediplomatës Donika Gërvallës, ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, gjatë një prononcimi për Gazetën “Enigma” ka thënë se çdo deklarim negativ i krerëve ekzekutiv mbi luftën e UÇK-së, është gabim.  “Kushdo që është shqiptar duhet të mbroj të drejtën për liri dhe konsideroj që gabim është çdo veprim ndryshe. Prandaj nuk duhet asnjë hezitim, përkundrazi çdo mbrojtje e përfaqësuesve të UÇK-së është mbrojtje për të kaluarën tonë të lavdishme, është për shtetin dhe popullin e Kosovës”, ka thënë ai për gazetën./Gazeta Enigma.

Related Articles