Ministri i Mbrojtjes në SHBA: Ushtria është dëmtuar nga ‘gjeneralët e trashë’

Ministri i Mbrojtjes në SHBA: Ushtria është dëmtuar nga ‘gjeneralët e trashë’

Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka kritikuar ashpër “gjeneralët e trashë” dhe politikat e diversitetit që, sipas tij, kanë shkaktuar dekada të prishjes në ushtrinë amerikane.

Gjatë një ngjarje të rrallë në Quantico, Virxhinia, Hegseth u shpreh se ata që nuk mbështesin agjendën e tij duhet të dorëhiqen,

Hegseth, një ish-personalitet i Fox News, u shoqërua nga presidenti amerikan, Donald Trump në një ngjarje televizive që kishte një karakter të fortë spektakli, me komandantë ushtarakë të grumbulluar në mënyrë të papritur.

Ai akuzoi liderët politikë për humbjen e drejtimit dhe për shndërrimin e ushtrisë në “Departamentin e Ndjeshmërisë”.

”Nuk dua që djali im të shërbejë përkrah ushtarëve që nuk janë në formë të mirë, në një njësi luftimi me gra që nuk mund të përmbushin të njëjtat standarde fizike të armëve luftarake si burrat, ushtarë që nuk janë plotësisht të aftë. Oficeret tona femra janë absolutisht më të mirat në botë, por kur bëhet fjalë për çdo punë me forcën fizike për të kryer detyra luftimi, ato standarde fizike duhet të jenë të larta dhe neutrale ndaj gjinisë. Nëse gratë mund t’ia dalin, shkëlqyeshëm, nëse jo, kaq”, tha Hegseth, shkruan cnn.

Hegseth mbrojti shkarkimet e tij të disa oficerëve të lartë, përfshirë gjeneralin më të lartë të SHBA-së, i cili është me ngjyrë dhe admiralin e marinës, që është grua, duke thënë se ata ishin pjesë e një kulture të prishur.

Related Articles