Ministri i Mbrojtjes italian në Kosovë, Maqedonci i kërkon mbështetje në proceset për anëtarësim në BE dhe NATO

Ministri i Mbrojtjes italian në Kosovë, Maqedonci i kërkon mbështetje në proceset për anëtarësim në BE dhe NATO

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim homologun e tij italian, Guido Crosetto.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Maqedonci ka njoftuar se temë diskutimi në takim ishte situata e sigurisë në vend si dhe format se si mund të zgjerohet bashkëpunimi në fushën e shkollimit si dhe trajnimit të ushtarakëve, e po ashtu në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Ministrin e falenderova për mbështetjen që Italia i ka ofruar Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes duke qenë shteti me pjesëmarrjen më të madhe të trupave në kuadër të misionit të KFOR-it.

Ndërsa po ashtu e njoftova rreth mbështetjes që jemi duke i ofruar Ukrainës përmes ofrimit të trajnimeve dhe dhurimit të automjeteve taktive e municioneve që pritet të dërgohen së shpejti”, shkroi ai.

Më tej, Maqedonci ka kërkuar mbështetjen e Italisë në proceset për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO, për çka thotë se mori konfirmimin nga ministri Crosetto.

Related Articles