Ministri i ri i Mbrojtjes i drejtohet me letër të hapur zyrtarëve civil dhe ushtarakëve të FSK-së

Ministri i ri i Mbrojtjes i drejtohet me letër të hapur zyrtarëve civil dhe ushtarakëve të FSK-së

Ministri i ri Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u është drejtuar përmes një letre të hapur zyrtarëve në këtë institucion dhe të gjithë ushtarakëve.

Ai ka shkruar se do të vazhdojnë të zhvillojnë kapacitetet e ministrisë, për të siguruar udhëzime strategjike efektive dhe mbikëqyrje demokratike të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Maqedonci ka thënë se do të vazhdojnë transformimin e FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake dhe të gatshme për të përmbushur misionin e saj “mbrojtjen territoriale, pjesëmarrjen në misione ndërkombëtare dhe sigurimin e mbështetjes për agjencitë dhe autoritetet civile”.

Maqeodnci i cili për më shumë se dy dekada ka shërbyer si ushtarak, ka thënë se gjatë gjithë kohës ka qenë dëshmitar i transformimit të FSK-së në një ushtri profesionale siç është sot.

“Jam i ngazëllyer dhe i entuziazmuar të filloj udhëheqjen e këtij institucioni profesional të civilëve, ushtarëve dhe oficerëve, për të punuar së bashku në zgjidhjen e problemeve dhe përmbushjen e objektivave. Së bashku do kontribuojmë në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke siguruar kështu sovranitetin dhe mbrojtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Related Articles