Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se Qeveria nuk do të lejojë që vaksinat të cilat nuk kanë afat të përdoren te qytetarët e Kosovës.
Sipas tij vaksinave Pfzer iu shtyhet afati i skadencës edhe për tre muaj.
Ai tutje ka thënë se në stok janë rreth gjysmë milioni vaksina që mund të përdoren për vaksinim, duke sqaruar se një pjesë të vaksinave i është shtyrë afati për përdorim edhe për tre muaj, duke u bazuar edhe në protokollet ndërkombëtare.
“Me 23 shtator të vitit 2021 AKPM ka njoftuar se ka aprovuar shtyrjen e afatit të skadencës të vaksinës Pfizer pasi të njëjtën gjë e ka bërë edhe Agjencia Evropaine e Barnave. Informacione përkatëse gjenden edhe në faqen e kësaj agjencie”, tha ai.
Latifi thotë se kjo zgjatje e afatit është bërë edhe për tre muaj.
“Unë ju siguroj se asnjë vaksinë me afat të skaduar nuk do t’i jepet asnjë qytetari”.
Ndryshe deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ka thënë se ka një numër të madh të vaksinave që kanë skaduar e që Qeveria nuk po tregon. /Gazeta Enigma/.