Murati dhe Haxhiu përplasen në Kuvend për vendosje të maskës

Murati dhe Haxhiu përplasen në Kuvend për vendosje të maskës

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka pasur një përplasje verbale me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, për mbajtjen e maskave në Kuvend.

Pasi u kërkua të ketë më shumë rigorozitet në kërkesën për vendosjen e maskave në ambiente të brendshme, ministri Murati tha se kjo është një hipokrizi, pasi në sallën e Kuvendit asnjëri prej deputetëve të PDK-së nuk e ka të vendosur maskën.

“Shumë e lehtë të thuhet që në ambiente të brendshme të kërkohen maskat me rigorozitet. Por, po mendoj që kjo pikërisht e vërteton atë që e thash. Këtu ka shumë hipokrizi. I gjithë grupi parlamentar i PDK-së nuk keni maska, asnjëherë s’keni. Kjo është hipokrizia, që po flas”, tha Murati.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit të Kuvendit nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili tha se katastrofën qe e kemi pasur në verë, sipas tij do ta kemi edhe në dimër

“Prandaj kemi pasur katastrofën shëndetësore gjatë verës. Duket se katastrofën shëndetësore do ta kemi edhe në dimër. Pasi për pandeminë po flet ministri i Financave, ministri i Shëndetësinë rri ulur. Ministri del foltore pa maskë dhe mundohet t’i jep këshilla deputetëve”, tha ai. /Gazeta Enigma/.

Related Articles