Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, nuk ka bërë asnjë urim në faqen e tij në Facebook për medaljen olimpike që fitoi sot Distria Krasniqi në lojërat olimpike në Tokyo.
Ende nuk dihen arsyet e mungesës së urimeve nga ministri Çeku.
Përveç mungesës së urimit nga ana e ministrit të Sportit, edhe në web faqen zyrtare të kësaj ministrie nuk është publikuar sot asnjë lajm apo urim për fitoren e sportistes së artë kosovare në Lojërat Olimpike./Gazeta Enigma/