Ministri Klosi: Shqiptarët në konkurrencë me vendet e rajonit sa i përket turizmit

Ministri Klosi: Shqiptarët në konkurrencë me vendet e rajonit sa i përket turizmit

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi, tha se shqiptarët po i bëjnë konkurrencë vendeve të rajonit sa i përket turizmit.



Klosi e tha këtë në inaugurimin e “Regina Garden”, ku ka falënderuar operatorët nga Kosova, derisa ka shtuar se duhet të vazhdojë bashkëpunimi i pandërprerë.

“E ardhmja e investitorëve që po kuptojnë se turizmi në Shqipëri prodhon të ardhura dhe punësim. Ne jemi këtu me shumë operatorë turistik që gjithmonë e më shumë kërkojnë akomodim. Ne jemi në një nga qendrat historike të Shqipërisë por është historike edhe sa i përket turizmit. Prandaj kërkohet që të kemi më shumë shërbime dhe njerëz të kualifikuar. Të ju falënderoja operatorët që vini nga Prishtina, Peja dhe Gjakova ne jemi një dhe duhet të vazhdojmë bashkëpunimin të pandarë, ne po bëheni konkurrent të fortë në rajon por akoma jemi në fazën e parë”.

Ndërsa, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, tha se shërbimet turistike janë sfidë e madhe dhe mbi të gjitha janë hulumtim në marrëdhënien njerëzore.

“Është shembulli që frymëzon investimet në qytet, sot duke qenë këtu konfirmoj edhe njëherë se jam në mbështetje të turizmit si e ardhmja e qytetit. Shërbimet turistike janë sfidë e madhe dhe mbi të gjitha janë hulumtim në marrëdhënien njerëzore, është sfidë që e fitojnë ata që kanë mençuri”.

Ky event organizohet nga Trip to Albania dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Related Articles