Ministri i jashtëm i Kroacisë, Gordan Grilç Radman, ka informuar ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, lidhur me aksidentin tragjik të linjës Frnakfurt-Prishtinë, që ndodhi sot në Kroaci, ku dyshohet për 10 persona të vdekur, raporton Gazeta Enigma.
“Bisedova me ministren Donika Gërvalla dhe i shpreha ngushëllimet e mia për njerëzit nga Kosova dhe familjarët e viktimave të aksidentit tragjik të autobusit që ndodhi këtë mëngjes në Kroaci, si dhe shpresën për një shërim të shpejtë të të plagosurve”, ka shkruar Radman.
“Ne jemi duke ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme për të gjithë të lënduarit”, ka shkruar ministri kroat./Gazeta Enigma/