Ministri Mehaj priti Shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Jean-Louis Servai

Ministri Mehaj priti Shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Jean-Louis Servai

Në ciklin e vizitave të përfaqësuesëve diplomatik, ministri Mehaj ka pritur në takim Shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Jean-Louis Servais, raporton Gazeta Enigma.

Ministri Mehaj, njoftoi z. Servais me zhvillimet aktuale në Ministri dhe qëllimet e tij strategjike në të ardhmen. Ai në vazhdim shprehu interesimin për avancimin e bashkëpunimit bilateral në mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe synimit për anëtarësim në NATO.

Nga ana e tij, z. Servais, vlerësoi lart të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe qëllimet strategjike të ministrit Mehaj, duke shprehur angazhimin e tij në të ardhmen për të mbështetur në realizimin e objektivave të tij.

Në fund të dy u pajtuan që të intensifikohen kontaktet në funksion të thellimit të bashkëpunimit bilateral në fushat e interesit të përbashkët në të mirë të paqes dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë./Gazeta Enigma/

Related Articles