Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin e ri italian, Antonello De Riu

Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin e ri italian, Antonello De Riu

Ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, të cilit i uroi mirëseardhje në vendin tonë, raporton Gazeta Enigma.

Sveçla në këtë takim ka vënë në pah raportet e shkëlqyeshme që kanë të dy vendet dhe kërkoi që këto raporte të thellohen më tutje.

Me këtë rast, ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin italian lidhur me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në forcimin e institucioneve të rendit dhe sigurisë.

Ai gjithashtu theksoi se vlerëson lartë përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar Italia për institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti për MPB-në dhe Policinë e Kosovës, në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ofrimin e trajnimit dhe ekspertizës nga pala italiane në këto fusha.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit të mirë edhe në fushat e tjera me interes të dyanshëm.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles