Ministria e Drejtësisë i përmend të arriturat e veta në dyvjeçarin e qeverisjes

Ministria e Drejtësisë i përmend të arriturat e veta në dyvjeçarin e qeverisjes

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar një video bashkë me zëvendësin e saj, Blerim Sallahu, ku i kanë listuar të arriturat e tyre në dyvjeçarin e qeverisjes.

Ata thanë thanë që po bëjnë punë për ta kompletuar bazën ligjore që mundëson zhvillim të Vetingut, dhe tha që e kanë kursyer buxhetin publik.

Haxhiu në video ka folur edhe për masat që i kanë marrë për t’i adresuar krimet e luftës duke i rritur kapacitetet me katër prokurorë në Prokurorinë Speciale, dhe gjashtë bashkëpunëtorë profesionalë për trajtimin e krimeve të luftës, themelimin e Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, i cili pritet të funksionalizohet gjatë vitit 2023 dhe hartimin e Strategjisë për Drejtësinë Tranzicionale”.

“Janë pritur mbi 1600 qytetarë sepse i kemi dyert e hapura për qytetarët, sepse ne u shërbejmë atyre”, shprehet Haxhiu.

Related Articles