Ambasada e Britanisë së Madhe ka njoftuar se ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, raport Gazeta Enigma.
“Së bashku me ministrin Hajrulla Çeku, këtë pasdite kemi nënshkruar një memorandum që të bashkojmë përpjekjet e Britanisë dhe Kosovës që të përmirësojmë procesin e prokurimit publik”, thuhet ndër tjera.
Artistët, atletët dhe rinia mund të zhvillohen kur mbështeten nga profesionistët, thuhet tutje në njoftim. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është një ndër tri ministritë që do të mbështeten nga fondet e KSCF-së për të forcuar prokurimin publik në Kosovë.