Ministria e Shëndetësisë del me apel për qytetarët

Ministria e Shëndetësisë del me apel për qytetarët

Ministria e Shëndetësisë u ka kërkuar edhe njëherë qytetarëve që të vaksinohen e të mbrohen nga COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Nga kjo ministri kanë thënë se rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është se vaksinimi kundër COVID-19 është mënyra më e sigurt për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Sipas MSH-së, COVID-19 mund të ketë komplikime serioze dhe kërcënuese për jetën.

Andaj nga kjo ministri kanë thënë se qytetarët duhet të vaksinohen.

Njoftimi i plotë:

Rekomandimi i OBSH-së është se vaksinimi kundër Covid 19 është mënyrë më e sigurt për të ndihmuar në ndërtimin e mbrojtjes kundër virusit.

Covid-19 mund të ketë komplikime serioze, kërcënuese për jetën.

Duke u vaksinuar ju do të zhvilloni imunitetin në një mënyrë më të sigurt sesa të infektoheni apo sëmureni.

Related Articles