Ministrisë i kërkohet që vajzave me shami mbi moshën 11 vjeçare t’u lejohet ta vijojnë mësimin

Ministrisë i kërkohet që vajzave me shami mbi moshën 11 vjeçare t’u lejohet ta vijojnë mësimin

Organizata “Kosovo Center for Peace” ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan.

Labinot Maliqi, drejtor ekzekutiv i kësaj organizate, i bëri thirrje ministres së Arsimit , Arbërie Nagavci, që të heq ndalesën që u pamundëson vajzave me shami të vijojnë mësimin në shkolla.

Tutje ai tha që shpreson që Qeveria e re të largojë këtë vendim të padrejtë, siç e quan ai, ndaj komunitetit mysliman.

Ai ka thënë se kërkese e tyre është që vajzave me shami mbi moshën 11 vjeçare t’u lejohet ta vijojnë mësimin

“Departamenti ka publikuar një raport i cili flet për gjendjen e lirive fetare, dhe një pjesë për Kosovën e përmend  padrejtësinë e madhe që i bëhet myslimanëve në Kosovë, e cila i ndalon dhe i privon pa të drejtë vajzat që të ndjekin mësimin për shkak të shamisë”.

“Ne kërkojmë që ta largojë sa më parë këtë ndalesë për vajzat dhe e kanë një mundësi ideale që ta vijojnë mësimin vajzat dhe të mos u privohet e drejta. Shpresojmë që qeveria e re të largojë këtë turp dhe këtë mohim të së drejtës”, tha Maliqi.

I pyetur për pritshmërinë e tij nga heqja e këtij vendimi nga Qeveria e re ai tha se kanë shpresa që të realizohet kërkesa e tyre, raporton EO.

“Nuk dëshirojmë të mendojmë që do bëjë diçka ndryshe, shpresat te kjo Qeveri i kemi shumë të mëdha”, theksoi tutje ai.

Related Articles