Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka marrë pjesë sot në lansimin e fushatës ndërgjegjësuese “Festo me zemër, jo me armë”.
Nga atje ajo është shprehur se përdorimi i armëve të zjarrit është një problem që prek shumë shoqëri, edhe atë tonën.
Gërvalla tha se arma nuk shtë mjet për festë as nuk simbolizon gëzim, por sipas saj, është e rrezikshme dhe sjell vetëm hidhërim.
“Përdorimi i armëve të zjarrit është një problem që prek shumë shoqëri, jo vetëm tonën, mirëpo fatkeqësisht e prek edhe tonën, në ato ditë të cilat janë për t’u festuar dhe ato ditë të cilat duhet të sjellin gëzim në familjet e tyre dhe jo siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, nganjëherë edhe kob. Arma nuk është mjet për festë, arma nuk simbolizon gëzim, por ajo është e rrezikshme sjell vetëm hidhërim”, u shpreh ajo. /Gazeta Enigma.