Në margjinat e Konferencës Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën, kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla u takua me homologen e saj kanadeze, Mélanie Joly.
Gërvalla theksoi mirënjohjen e thellë për mbështetje të vazhdueshme dhe të fuqishme që Kanadaja i ofron Kosovës, duke vënë në dukje rëndësinë e partneritetit të fortë ndërshtetëror për avancimin e qëllimeve të përbashkëta dhe stabilitetit në rajon, shkruan Gazeta Enigma.
Ky takim reflektuar angazhimin e dy vendeve për të forcuar marrëdhëniet dhe për të promovuar paqen dhe sigurinë.
Përgjatë takimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe intensifikimit të bashkëpunimit në kuadër të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Ajo vlerësoi lart angazhimin e Kanadasë në mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe sigurimin e mbështetjes së Kosovës në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
Kryediplomatja kosovare theksoi se integrimi i Kosovës në NATO është i një rëndësie të veçantë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor./GazetaEnigma/