Ministrja Hajdari në gjykatë, denoncon mediumin që publikoi përgjimet

Ministrja Hajdari në gjykatë, denoncon mediumin që publikoi përgjimet

Rozeta Hajdari e ka nisur në gjykatë ditën e fundit të punës të kësaj jave.

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë është shfaqur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, bazuar në disa fotografi që ka siguruar Paparaci.

Ministrja Hajdari ka dorëzuar padi për shpifje kundër mediumit Nacionale.com, ka mësuar Paparaci nga burime brenda gjykatës.

Nacionale.com, në fillim të kësaj jave publikoi aferën e përgjimeve të MINT-it të udhëhequr nga ministrja Hajdari. Përgjimet e publikuara nga mediumi ngritin dyshime të forta për keqmenaxhimin e rezervave shtetërore.

Sipas përgjimeve, në të cilat janë të implikuar disa zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë, shteti nuk i ka pranuar ende të gjitha produktet, grurë dhe vaj, të blera për rezervat shtetërore ndonëse pagesat për kontraktorët janë kryer.

Related Articles