Ministrja Hajdari u dënua me 200 euro për aksidentin ku e goditi një fëmijë

Ministrja Hajdari u dënua me 200 euro për aksidentin ku e goditi një fëmijë

Rozeta Hajdari është shpallur fajtore për aksidentin që e ka shkaktuar në Prishtinë, si pasojë e të cilit ishte lënduar një fëmijë.

Ajo është dënuar me vetëm 200 euro.

Kështu konfirmon aktgjykimi i Ghjyaktës Themelore të Prishtinës.

“Gjykata duke vendosur  ne bazë të neneve 3,7,8,9,17 paragrafi 1 pika 1.2,1.5.31 dhe te nenit 35 të Ligjit  për Kundërvajtje me nr.05/L-087, të pandehures R.H i shqipton dënim me gjobë  në shumën prej  dyqind  euro (200) €, obligohet e pandehura që gjobën e shqiptuar të paguajë në afat prej 15 dite, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, tregon njoftimi i Themelores.

Related Articles