Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është bërë sot me vajzë.
Ajo ka lindur sot në Klinikën Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për Express drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli.
Ai ka treguar se Haxhiu ka lindur sot në orën 08:30 dhe gjendja e saj dhe e foshnjës është shumë e mirë.
“Ajo ka lindur sot rreth orës 08:30. Gjendja e saj dhe e foshnjës është shumë e mirë, super e mirë. Foshnja ka lindur 3 kilogram e 200 gram. Ajo ka lindur me operacion”, ka thënë ai.
Për shkak se ka lindur me operacion, Jakupi ka theksuar se Haxhiu do të mbahet edhe më tej e shtrirë në klinikë.
Ndërsa, përveç vajzës, Haxhiu ka edhe dy djem.
Kujtojmë që dje ministrja Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në mbledhjen e 18-të të Qeverisë së Kosovës ku u diskutua për 100 ditëshin e qeverisjes.