Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka miratuar në parim Projekt-kodin e procedurës penale.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se qëllimi i këtijProjekt-kodi është avancimi i drejtësisë penale për të vendosur drejtësi në vendin tonë.
Ajo tha se është adresuar çështja e gjykimit në mungesë për të gjitha veprat penale, njofton kp.
“Në Projekt-kodin e procedurës penale, janë adresuar edhe çështja e gjykimit në mungesë për të gjitha veprat penale. Gjykimi në mungesë sjellë drejtësi për viktimat. Për rastet që lidhen me luftën nuk ka ndryshim, është ajo që ka qenë më herët”, tha ajo.