Miratohet projektligji për sigurinë e përgjithshme të produkteve

Miratohet projektligji për sigurinë e përgjithshme të produkteve
Kuvendi ka miratuar projektligjin për sigurinë e përgjithshme të produkteve, që ishte propozuar nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

61 deputetë morën pjesë në votim ndërsa të gjithë kanë votuar pro këtij projektligji.

Në të njëjtën kohë, nga Partia Demokratike e Kosovës kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Rozeta Hajdari, pasi kjo e fundit është dënuar nga Gjykata, për shkak të mosdeklarimit të pasurisë.

Deputeti Abelard Tahiri ka thënë se deputetët e PDK-së nuk do ta votojnë asnjë projektligj të propozuar nga ministrja Hajdari.

Related Articles