Miratohet rezoluta kundër referendumit serb në Kosovë – Ky është deputeti që abstenoi

Miratohet rezoluta kundër referendumit serb në Kosovë – Ky është deputeti që abstenoi

Kuvendi i Kosovës, të shtunën ka miratuar rezolutën për moslejimin e referendumi të Serbisë në Kosovë, nga 77 deputetë të pranishëm, 76 vota kanë votuar për, asnjë votë kundër dhe një abstenim, shkruan Gazeta Enigma.



Ka qenë deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ai i cili abstenoi në votimin e kësaj rezolute.

Rezoluta është miratuar me pajtimin e LDK-së, VV’së, AAK-së dhe Grupit Multi-Etnik, derisa PDK-ja s’ka marrë fare pjesë.

Në seancë ka qenë edhe “Lista Serbe” që ka lëshuar sallën pasi ka folur Igor Simic.

LEXO EDHE: Këto janë të gjitha pikat e Rezolutës

Në anën tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mirëpritur miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

“Mirëpres konsensusin mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Institucionet e Republikës së Kosovës njëzëri refuzojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në kundërshtim me normat kushtetuese dhe praktikën ndërkombëtare”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka nënvizuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin me aleatët tanë në fuqizimin e sovranitetit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, ndaj veprimeve stabilizuese të Serbisë./Gazeta Enigma/

Related Articles