Mirlind Kryeziu realizon gol spektakolar nga gjuajtja e lirë, në garë për më të mirin e vitit në Zvicër

Mirlind Kryeziu realizon gol spektakolar nga gjuajtja e lirë, në garë për më të mirin e vitit në Zvicër

Mirlind Kryeziu ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në javën e 13-të në Superligën e Zvicrës.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës e ka nisur si gjithnjë nga minuta e parë ndeshjen për Zurichun përballë Servettes.

24-vjeçari ka arritur të shënoj golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 44-të.

Ishte një gjuajtje e lirë për skuadrën mysafire, derisa Kryeziu shënoi gol të mrekullueshëm nga një distancë prej 30 metrave.

Në mediat zvicerane po konsiderohet si ndër golat më të bukur këtë edicion në Superligën e Zvicrës.

Related Articles