Një ngjarje e rëndë ndodhi disa muaj më parë në Glyka Nera të Greqisë, ku piloti grek vrau bashkëshorten e tij, 20-vjeçaren britanike, në sy të foshnjës së vogël 11 muajshe.
Deri më tani, pista që qëndron ende është se piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Piloti e ka pranuar krimin duke u shprehur se gjithçka kishte ndodhur pas një sherri në çift, por kurrë nuk ka rrëfyer se ka pasur një bashkëpunëtor.
Mirëpo duket se ai ka pasur një të tillë, pasi Policia ka konfirmuar se zëri që bënte kërcënimet nuk ishte i Babis.
Me pilotin 32-vjeçar, Babis Anagnostopoulos në vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare.
Sipas gazetës Spirto, efektivët e dinë kujt i përket zëri, pasi personi që merrte psikologen dhe e kërcënonte që të mos fliste, nuk kishte përdorur ndryshues.
Eleni Mylonopoulou, në dëshminë e saj rreth një muaj më parë tha se ishte marrë në telefon nga një person rreth datave 21-25 maj, kur filloi të bëhej publike se ajo kishte zhvilluar seanca me çiftin. Përveç kërcënimeve me telefon, ajo pretendoi se kishte pasur edhe sulme ndaj makinës së saj.
Psikologia i tregoi policisë për 20 seancat që pati me viktimën, nga tetori 2020 deri në shkurt 2021, ndërsa zbuloi se Caroline ndjehej e bllokuar nga piloti 33-vjeçar, Babis Anagnostopoulos.
Sipas të njëjtave burime, Caroline i kishte thënë:
“Unë jam e dashuruar me personin dhe përrallën që kisha ngritur në mendjen time, por e urrej bashkëshortin tim.”